June 13, 2021

Selimi në takim me Lumezin pak ditë para zgjedhjeve: Mashtrimi në votime dënohet me burgim

1 min read

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, është takuar me kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.

Në një shkrim në Facebook, Selimi ka thënë se me Lumezin janë takuar për të diskutuar lidhur me procesin zgjedhor të së dielës.

“Pak para ditës finale të zgjedhjeve takova kryeprokurorin e shtetit, z. Aleksandër Lumezi, i cili bashkë me institucionin që drejton do jenë lupa e çdo parregullsie eventuale. Komisionerët dhe vëzhguesit t’u përmbahen prarimeve të administrimit të procesit të votimit dhe numërimit në mënyrë që të sigurojnë integritet të kutisë së votimit, duke garantuar proces transparent e kredibil, por po ashtu që të mos bëhen pre e kryerjes së veprës penale të mashtrimit në votime, vepër kjo që është e dënueshme deri në pesë vjet burgim”, ka thënë Selimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *