June 13, 2021

Fletëvotimet kanë arritur në Kosovë

1 min read

Mbi 1 milion e 600 mijë fletëvotime janë shtypur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ato tashmë kanë arritur në Kosovë dhe të shtunën do të shpërndahen në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për IndeksOnlinen se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak.

“Mund t’ju konfirmoj se fletëvotimet kanë arritur në Kosovë. Të shtunën do të shpërndahen në depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve, ndërsa të dielën në mëngjes për në 888 qendra të votimit të cilat kanë gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime”, ka deklaruar Elezi.

Sipas tij, bazuar në listën përfundimtare të votuesve, votues me të drejtë vote për këto zgjedhje janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, ndërsa janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë fletëvotimet rezervë. Rrjedhimisht i bie se janë shtypur 177 mijë e 662 fletëvotime më pak se numri i votuesve apo në përqindje 9,89 % më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *