September 19, 2021

PSG mund ta paguajë Barcelonën 25 milionë euro për lojtarin që s’ka bërë asnjë paraqitje për katalunasit

1 min read

PSG ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Emerson Royal.

Emerson është çështje më ndryshe se të tjerët sepse ka qenë huazim në dy vitet e fundit te Real Betisi dhe Barcelona është e hapur që ta shesë, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, PSG është duke konsideruar ofertën e parë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro.

Gjiganti francez momentalisht në krahun e djathtë ka Alessandro Florenzi dhe Colin Dagba, por nëse Pochettino dëshiron përforcime, atëherë Emerson shihet si mjaftë premtues.

E ardhmja e lojtarit mbetet në dyshime sepse blaugranasit nuk e shohin në projekt dhe ndoshta në verën e ardhshme do shitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *