September 19, 2021

Ganimete Musliu me numrin 12 mirëpritet nga qytetarët

2 min read

Ish deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, do t’i hyjë sërish garës për të fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Musliu në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, do të jetë në listën e PDK-së me numrin 12.

Shumë qytetarë numrin e Ganes siç e quajnë ata e konsiderojnë si numrin më të mirë që ajo ka pasur deri më tani. Ata numrin 12 e krahasojnë me 12 muajt e vitit ku Ganja në çdo muaj të vitit është zëri i tyre në parlamentin e Kosovës.

“Nuk e di a e ka zgjedhë vet apo i ka ra shorti, por ky numër është më i përshtatshmi për Ganen. Ajo nuk punon dhe nuk i mbronë interesat e qytetarëve vetëm 1 muaj ose 2 muaj, por 12 muaj rresht” shprehet Fehmiu nga Prishtina për Lajmi.eu.

Edhe Përparim Hashani nga Prishtina thotë se ky është numër simbolik që konsiston me punën 12 muajshe të Musliut por ai mendon që pë Ganimete Musliun më numri nuk qon peshë.

“Ganja edhe 500 me pas numrin unë e kërkoj atë për ta votuar dhe nuk ka rëndesi çfarë numri ka ajo sepse është e pakorruptuar dhe është femra më e mirë më e guximshme dhe më konsistentja në qëndrimet e saj që ka PDK-ja” tha Hashani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *