June 13, 2021

‘Zonja e këngës shqipe’, Saranda Tahiri

2 min read

Këngëtarët përmes këngëve të tyre komunikojnë me publikun. Ata përmes këngëve krijojnë lidhje me ta, përmes këngës krijojnë edhe një përceptim pë vetën e tyre pasi publiku është pasqyra e tyre. Ne kemi shumë këngëtarë dhe këngëtare të cilët publiku i don dhe i dëgjon, disa për melodinë e këngës, disa për tekstin e disa edhe për vallëzimet në skenë.

Por, ka shumë pak këngëtarë të cilët publiku i vlerëson dhe i çmon për vlerat që i kanë në të kënduar  që është edhe kryefjala e një këngëtari.

Është këngëtarja, Saranda Tahiri ajo e cila po vlerësohet dhe po çmohet nga publiku i gjerë për zërin dhe mjeshtërinë e të kënduarit.  Saranda dikur ishte fituesja e shumë festivaleve muzikore por kur ndodhi lufta në Kosovë ajo emigroi në Frankfurt të Gjermanisë dhe u shkëput nga kënga për një kohë bukur të gjatë. Ajo viteve të fundit ka bërë një rikthim të fuqishëm për të zënë vendin aty ku e kishte dikur, në majat e suksesit të këngës shqipe.

Nëse vërtetë artisti komunikon me publikun përmes kënges, Saranda është nga të pakët këngëtarë e cila si fillim komunikon me këngën, pasi melankolia, emocioni, interpretimi dhe përformanca që i jep këngës, vërtetë merrë epitetin ‘Zonja e këngës shqipe’.

Saranda tani bashkë me vllaun e saj Labin, për të cilin çkado që flitet është pak pasi dihet madhështia e tij, kanë lansuar këngën“Jeto në mua” dhe tashmë është edhe në kanalin Youtube. Kjo këngë duke u pelqyer jashtë mase nga publiku dhe po then çdo rekord.

Për instrumentalin dhe tekstin kësaj radhë është përkujdesur Valon Biba, kurse për klip ka punuar Martir Ismajli.

Me një fjalë, zëri i munguar prej vitesh I Sarandës shpresojmë që të jetë present pasi i nevojitet skenës artistike./Lajme.eu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *